Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë herë në Fushë-Krujë. Gazetari Juli Shota raporton për se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre në fshatin Bilaj.
Si pasojë e erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, teksa po afrohen në disa parcela të mbjella me misër.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë kujtojmë se një vatër aktive prej disa ditësh është dhe ajo në pyllin e Pishë Poros në Fier, ku ende nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit, edhe pse është ndërhyrë nga ajri dhe toka.