“Nuk ishte dëmtim”, bëri me zemër tifozët, Broja: Goli? Ndjesi fantastike, moment i madh

359 ditë pritje, për herë të fundit që shënonte një gol me fanellën e Chelsea ishte 22 tetor 2022, në sfidën kundër Wolves. Armando Broja rikthehet titullar për herë të parë pas dëmtimit të rëndë ku këputi ligamentet e gjurit ndërsa i mjaftuan 19 minuta për të shpërthyer sërish në festë. Me të drejtë, Broja dhe i gjithë ambientit i Chelsea-t, tifozët, stafi, të gjithë festuan, sulmuesi kuqezi për ta është një investim i madh tek i cili besojnë shumë. Për sa kohë ishte në fushë, Broja ishte një rrezik konstant në çdo top që preku, por në minutën e 65-të doli nga fusha. Për fat të mirë nuk kemi të bëjmë me një dëmtim, por thjesht Broja kërkoi zëvendësimin për shkak të lodhjes, detaj që e shpjegoi vet ylli kuqezi në një prononcim për faqen zyrtare të klubit: “Nuk ishte dëmtim, por lodhje dhe kërkova zëvendësim. Nuk i kam ende 90 minuta në këmbë”

Shënuat gol pas një kohe të gjatë…
Është fantastike. Si sulmues, unë ua të shënojë gjithmonë, në skena ët mëdha dhe në momente të mëdha. Një ndjenjë e pabesueshme të shënosh gol në një derbi. Ishte fantastike të merrnim tre pikët. Unë jam këtu për të luajtur për skuadrën, për të ndihmuar shokët dhe për të shënuar sa herë që të më jepet mundësia.

Sa e rëndësishme ishte kjo fitore?
Është një fitore që na jep një dozë të madhe besimi neve si skuadër, por edhe klubit. Ne ndryshuam shumë këtë verë, duke ndërtuar një skuadër të re, ndaj edhe është e nevojshme për pak kohë për të njohur njëri-tjetrin. Është gjithmonë e vështirë kur ke futbollistë të rinj dhe staf tëri, por ne jemi duke treguar se tani ndihemi mirë dhe kjo fitore është një karikim me besim për të ardhmen.

Armando Broja Chelsaea
Armando Broja Chelsaea

Sa do t’u shërbejë kjo dozë besimi?
Fitoret sjellin besim dhe pozitivitet në grupin e futbollistëve, në klub, por edhe në raport me tifozët. Është shumë e rëndësishme të fitosh dhe shpresoj të vazhdojmë në këtë rrugë, u shpreh Broja.

()

Arena e Lajmit


“Nuk ishte dëmtim”, bëri me zemër tifozët, Broja: Goli? Ndjesi fantastike, moment i madh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook