Është e qartë që problemi më i madh i Chelsea këtë sezon ka qenë faza sulmuese, vetëm 7 gola të shënuar në 7 javë, përfshi këtu edhe dy golat e fundit kundër Fulham. Pavarësisht se Mudryk dhe Broja gjetën rrugën e golit, mediat angleze shkruajnë se blutë do të hidhen në merkato gjatë janarit për të gjetur një sulmues të ri.
Sipas The Guardian, në janar, Chelsea do të tentojë të afrojë në Londër sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen. Pavarësisht se De Laurentiis e konsideron të pashitshëm, të patën deri në verë, Chelsea do të tentojë me një ofertë të majme kur të hapet merkato e dimrit.
()