Shtyhet seanca për çështjen e koncesionit të sterilizimit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për se seanca u shty për në nesër në orën 09:00, teksa disa prej të akuzuarve, duke përfshirë ish-zv.ministrin e Shëndetësisë dhe biznesmenin Rrapaj kërkojnë zbutje të masës së sigurisë.
Konkretisht Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Arben Gjata, Genc Burazeri kanë bërë ankim në Apelin e Posaçëm.
Ndërsa Naile Ajazi dhe Petro Mersini që ndodhen nën masën detyrim paraqitje nuk kanë bërë ankim.