“T’u marrin hoteleve një kat për të pastrehët?!”, Rama debat me ndërtuesin: Në ça Republike jetoni?! Aplikoni sërish për leje, rëndësi që keni prona!

Kryeministri Edi Rama ka debatuar ashpër me një prej ndërtuesve të pranishëm në takimin e sotëm, ku po flitet mbi procedurat administrative.

Teksa ndërtuesi kërkoi sqarime për faktin se pse në mes të vitit fiskal taksat për ta u rritën.

Po ashtu ai tha se nuk ishte e drejtë që vetëm ndërtimi të paguante për të pastrehët. Nga ana e vetë Rama tha se nuk ishte normale që të paguanin ata që merreshin me turizëm dhe t’u zihej atyre një kat i hotelit.

DEBATI
Rama: Faleminderit për ndërhyrjen tuaj, se i dhe pak krim dhe piper diskutimit mbi procedurat
Ndërtuesi: S’ka pse të ketë lidhje direkte çmimi i referencës që e kemi mirëpritur me fushimin që kemi paguar sot. Me këtë ndryshim reference, ne paguajmë për shumë. Kjo gjë të falimenton. Se ne si ndërtues duhet të gjejmë brenda 1 dite 1 milion euro. Për këtë është kundër Shoqata e ndërtuesve. Pse duhet të kontribuojnë vetëm sektori i ndërtimit me të pastrehët se kanë dhe sektorët e tjerë?
Rama: Jo!
Ndërtuesi: Po pse, me kushtetutë e ka Republika e Shqipërisë që të merret me ndërtuesit.
Rama: E ka republika e Shqipërisë? Qesh
Ndërtuesi: Sigurisht!
Rama: Republika e Shqipërisë duhet të merret me të pastrehët, dhe ndërtuesit duhet të merren me ndërtime. Po ju na ça Republike jetoni?
Ndërtuesi: Të gjithë bizneset jetojnë në Republikën e Shqipërisë.
Rama: Edhe duhet t’i themi kompanive të kujt?
Ndërtuesi: Çdo aktivitet ekonomi duhet të kontribuojë.
Rama: Edhe këta të turizmit duhet të ndihmojnë për të pastrehët? Të japin një kat të hotelit për të pastrehët?!
Ndërtuesi: Të gjithë të kontribuojnë
Rama: Të lutem ta dhashë përgjigjen!
Ndërtuesi: Jo për ndryshimin e taksës në mes të vitit nuk më dhatë përgjigje
Rama: Të lutem, po të them që…
Ndërtuesi: Nuk kundërshtojmë çmimin e referencës por ndryshimin e taksës në mes të vitit. Ne kemi nisur një procedurë leje në janar psh, dhe leja zgjat, deri 8 muaj. 8% që paguajmë për 1 gusht, është i papërgatitur nga ne që ta paguajmë dyfish.
Rama: Mos e filloni këtë vit ndërtimin, niseni vitin tjetër.
Ndërtuesi: Po digjet leja
Rama: S’ka problem, bëjeni prapë aplikimin, rëndësi ka që keni prona
Ndërtuesi: Po ne folëm për të lehtësuar biznesin jo kështu…
Rama: Të lutem. Taksa i referohet pikërisht vlerës.
Ndërtuesi: Jo të shitjes, të kostos
Rama: Mbi atë bazë secili e paguan kur fillon punën.
Ndërtuesi: Kam marrë kredinë për 2 mln, s’kam ku i gjej 2 të tjera për 1 gusht psh.

()

Arena e Lajmit


“T’u marrin hoteleve një kat për të pastrehët?!”, Rama debat me ndërtuesin: Në ça Republike jetoni?! Aplikoni sërish për leje, rëndësi që keni prona!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook