Jo vetëm Lautaro në formë, edhe partnerja e tij shfaqet “bombastike”

Ka qenë një vit plot ngjarje të mëdha për Lautaro Martinez me bashkëshorten Agustina Gandolfo. Pasi u shpall kampion bote me Argjentinën, erdhi në jetë fëmija e dytë në familje, pastaj dasma madhështore në fund majit, finalja në Champions, zgjedhja si kapiten i Interit, dhe së fundmi pokeri rekord i golave në Serinë A.

Ngjarje që kanë ndodhur në harkun kohor të 9 muajve. Agustina i gëzohet formës së mirë sportive të partnerit, por edhe vetë është aktive në palestër, duke mbajtur trupin në formë perfekte pavarësisht se nuk ka shumë që ka lindur.

Në fotot dhe videot e postuara së fundmi ajo shihet në top formë. 1.6 milionë ndjekësit e saj në Instagram shpesh e komplimentojnë, duke i kërkuar se cili është sekreti që qëndron në formë. Përgjigja e saj përmblidhet me 3 fjalë: Përkushtim, vullnet dhe stërvitje.

()

Arena e Lajmit


Jo vetëm Lautaro në formë, edhe partnerja e tij shfaqet “bombastike”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook