Bëhet “shekullor” te Barça, Xavi tregon rivalët më të komplikuar: Real e Bayen, më të fortët

Po bëhen gati dy vjet që kur Xavier Hernández u kthye në shtëpi, kësaj here si trajner, për të ringjallur pasurinë e një klubi si Barcelona, që në dy sezonet e mëparshme kishte fituar vetëm një Kupë Mbreti dhe ishte poshtëruar në Champions League nga Bayern Munich e PSG.

Objektivi kryesor ishte kthimi i entuziazmit te një ekip në vështirësi të mëdha dhe në të gjithë mjedisin katalanas, gjithashtu të munduar nga problemet financiare. Dhe ja ku jemi tani, Xavi Hernandez ka arritur 99 ndeshje në stolin blaugrana dhe të mërkurën në Champions League kundër Portos, do të përfaqësojë një moment historik të parë domethënës:

100 herë në krye të një skuadre që, falë tij, u rikthye në majat e Spanjës në maj, fitoi edhe një Superkupë Spanjolle. Tani prioritet është kthimi në lartësitë e kërkuara, duke qenë se vitet e fundit Barcelona është zhdukur nga “radari” i Champions League.

Xavi do të përpiqet ta çojë ekipin në një dimension të ri, për të treguar se nuk është thjesht një fenomen kalimtar. Klubi beson, prandaj rinovoi deri në vitin 2025. Në prag të sfidës me Porton, Xavi tregoi edhe rivalët më të fortë:

“Humbja 0-3 në shtëpi kundër Bayernit sezonin e kaluar, e cila shënoi lamtumirën e fundit në Ligën e Kampionëve është më e hidhura për mua si trajner i Barcelonës. Rivali më i komplikuar për mua është Real Madrid, po ashtu edhe Bayerni” – u shpreh Xavi.

()

Arena e Lajmit


Bëhet “shekullor” te Barça, Xavi tregon rivalët më të komplikuar: Real e Bayen, më të fortët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook