“Gërdeci”, Gjykata pranon thirrjen e Shkëlzen Berishës dhe Aldo Bumçit si dëshmitarë të prokurorisë

Gjykata e Posaçme ka pranuar sot thirrjen si dëshmitarë të prokurorisë të Shkëlzen Berishës dhe Aldo Bumçit.

GJKKO rrëzoi kërkesën e Mediut për një listë dëshmitarësh dhe gjithashtu kërkesën për dëshmitarët e familjarëve të viktimave të Gërdecit.

“Gjykata ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Mediut për 90 dëshmitarë. Sipas Gjykatës shtetasit e huaj dhe personalitetet brenda vendit nuk do të thirren në proces.
Gjykata rezervoi të drejtën që ekspertët që kanë përpiluar aktin e ekspertimit, shkakun e shpërthimit, në një moment kur ta shohë të arsyeshme të vendosë nëse do i thërrasë apo jo. Sipas avokatëve ky vendim duhet të ishte marrë ditën e sotme.
Avokatët kanë një qëndrim të ndryshëm për atë që është deklaruar më herët dhe nuk e shohin si një aksident”, raportoi gazetarja Lala.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin.

Arena e Lajmit


“Gërdeci”, Gjykata pranon thirrjen e Shkëlzen Berishës dhe Aldo Bumçit si dëshmitarë të prokurorisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook