Champions League zbret sonte në mbrëmje për ndeshjet e radhës të grupeve. Në grupin D, Inter pret në shtëpi Benficën, me të dy trajnerët që kanë vendosur tashmë për rreshtimet në këtë takim.
INTER (3-5-2) Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro.
BENFICA (4-2-3-1) Trubin; Bah, Otamendi, Morato, Bernar; Kokçu, João Neves; Di María, Neres, Aursnes; Rafa Silva.
Në grupin C, spikat supersfida mes Napolit dhe Real Madrid në Itali. Kampionët e Italisë vijnë në këtë ndeshje me dëshirën për të bërë mirë, ndërsa Los Blancos synojnë vetëm 3 pikët.
NAPOLI (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Ostigard, Natan, Olivera; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia
REAL MADRID (4-3-1-2): Kepa; Carvajal, Rudiger, Nacho, Camavinga; Kroos, Tchouameni, Valverde; Bellingham; Rodrygo, Vinicius
Në Grupin A, Bayern Munchen ka një përballje të lehtë në letër në Danimarkë ndaj Copenhagen, ndërsa Manchester United pret turqit plot entuziazëm të Gallatasarayt.
Në grupin B, Arsenal dëshiron të bëjë detyrën ndaj debutuesve të Lens, sakaq PSV-Sevilla premton spektakël.
(J.S/)