Duket se politika shqiptare, të majtët dhe të djathtët janë angazhuar për hartimin e një rezolute për sulmin në Veri të Kosovës, duke dënuar kështu veprimet e Serbinë.
Pas bërjes publike të projektrezolutës së PS për këtë çështje, mësohet se edhe PD-ja ka hartuar një dokument të tillë.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton në një lidhje live për News24 se në orën 12:00 pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve.
Në këtë mbledhje do të diskutohen dy projektrezolutat, ndërsa nuk dihet nëse pas diskutimeve do të arrihet në një dakordësi mes palëve, për të pasur në finale një dokument.
()