Humbja ndaj Galatasaray “kryqëzon” Erik ten Hag, 15 rekorde negative të vendosura në fillimin e këtij sezoni

Humbja e fundit në “Old Trafford” e Manchester United në përballjen ndaj Galatasaray ka “kryqëzuar” trajnerin Erik ten Hag, i cili ka thyer disa rekorde negative në krye të “Djajve të Kuq”.

Më poshtë po ju njohim me 15 rekordet negative deri më tani këtë sezon nga Ten Hag te Manchester United:

– Galatasaray nuk kishte fituar asnjë ndeshje në tokën angleze për 117 vjet.

– Manchester United nuk kishte humbur kurrë në 2 ndeshjet e para të grupit në Champions, deri sa erdhi Erik Ten Hag.

– Manchester United nuk kishte pranuar kurrë 7 gola në 2 ndeshjet e para të grupit.

– Manchester Junajtid nuk kishte pranuar kurrë 3+ gola në ndeshjet e Champions.

– Galatasaray nuk kishte shënuar apo fituar me një gol jashtë fushe në Champions që nga viti 2015, 3 në një ndeshje sapo u takua me United e Erik Ten Hag.

– Manchester United nuk kishte humbur 4 nga 7 ndeshjet e para në historinë e Premier League.

– Manchester United nuk ka pasur më pak se 9 pikë nga 7 ndeshjet e para që nga viti 1989.

– Manchester United nuk kishte pranuar 4 gola në një ndeshje të grupit të Champions për 28 vjet.

– Manchester United nuk kishte pranuar 3+ gola në 3 ndeshje radhazi që nga viti 1978.

– Manchester United nuk kishte humbur kurrë në stadiumin e Tottenham Hotspur.

– Manchester United nuk kishte humbur dy ndeshjet hapëse jashtë fushe që nga viti 1973-74.

– Manchester United nuk kishte pranuar më shumë se një gol në 4 ndeshje radhazi në ligë që nga viti 1979.

– Manchester United nuk kishte pranuar kurrë 2 gola në 4 minutat e para të një ndeshjeje Premier League në Old Trafford.

– Manchester United nuk kishte pranuar kurrë 23 goditje në porte një ndeshje në Old Trafford në historinë e Premier League.

– Brighton nuk kishte fituar kurrë dy herë radhazi në Old Trafford, deri sa erdhi Erik Ten Hag.

()

Arena e Lajmit


Humbja ndaj Galatasaray “kryqëzon” Erik ten Hag, 15 rekorde negative të vendosura në fillimin e këtij sezoni

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook