Rikthimi i madh, Broja gati për Kombëtaren, të dielën vjen në Shqipëri…

Kombëtarja shqiptare do të luajë kundër Çekisë në “Air Albania” më 12 tetor, sfidë e cila në rast të një suksesi, me 90% kualifikon Shqipërinë për në “Euro 2024”.

Trajneri Silvinjo ende nuk ka shpallur listën e të grumbulluarve, por bëhet me dije se Armando Broja ka marrë ftesën paraprake dhe do të rikthehet pas një viti me fanellën kuqezi.

Një forcë më shumë në këtë sfidë vendimtare, për më tepër që Broja vjen në formë shumë të mirë, teksa shënoi edhe gol me Çelsin në ndeshjen e fundit. Blutë e Londrës do të luajnë të shtunën në transfertë ndaj Bërnleit, me stafin kuqezi që shpreson që gjithçka të shkojë mirë për Brojën.

()

Arena e Lajmit


Rikthimi i madh, Broja gati për Kombëtaren, të dielën vjen në Shqipëri…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook