KRUJË
Një i mitur ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në një aksident në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz.
Aksidenti ndodhir rreth orës 13:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, ku një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. B., ka aksidentuar një të mitur 12 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
I mituri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.