Mbrëmjen e sotme në emisionin e sotëm në “Open”, tema e diskutimi është ajo për çështjen “Gërdeci” dhe zhvillimet e fundit. Për të folur për këtë ngjarje dhe rihapjen e dosjes, i ftuar në studio po ashtu ishte ish-deputeti Myslim Murrizi.
Gjatë fjalës së tij, Murrizi po fliste me tone shumë të larta, teksa moderatorja e emisionit, Eni Vasili, i ka kërkuar atij që të mos “bërtasë”.
“Të lutem mos bërtit, se nuk bërtasim dot të gjithë sa ty”, tha Vasili
Përgjigja e Murrizit shkaktoi të qeshura në studio, teksa tha: Mos më ftoni, se unë si kacabunjtë që rrinë në nejet e lopës nuk flas dot… ky është toni im dhe unë kështu di të flas…