Depozitohet në SPAK një kallëzim i Fredit Belerit për kryebashkiakun ende në detyrë të Himarës, Jorgo Goro. Lajmi është bërë i ditur për nga gazetarja Klodiana Lala.
Mësohet se kallëzimi i Belerit është depozituar pak ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme, ndërkohë që e akuzon Goron për ‘Shpërdorim të detyrës’.
Beleri kallëzoi Jorgo Goron për ‘Shkelje të barazisë në tendera’, kallëzim ky që vjen pas raportit të auditimit të KLSH. Kujtojmë se sot Goro u paraqit në SPAK, duke zbardhur kështu dhe arsyen e shkuarjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.
()