Ndërhyrja zgjati 9 orë, si ndërroi jetë 3-vjeçari pas vizitës te dentisti, ngjarja u mbajt e fshehtë

Detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi vendin tonë, ku një 3-vjeçar humbi jetën pas ndërhyrjeve te dhëmbët që kishte bërë në një klinikë private. Në një raportim live për News24, gazetari Igli Çelmeta deklaroi se ndërhyrja në gojë për vogëlushin kishte nisur më datë 28 shtator në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho, ndërsa ndërhyrja kishte zgjatur për 9 orë.

Ndërkohë, pas shfaqjes së komplikacioneve, djali kishte ndërruar jetë më 18:00 të datës 1 tetor në pediatrinë e QSUT. Çelmeta raportoi se ngjarja është tentuar që të mbahet e fshehtë, ndërsa asnjë institucion, polici apo spital, nuk e raportoi ngjarjen. Po ashtu, gazetari, duke iu referuar dëshmisë së mjekëve, si pasojë e anestezisë, është dëmtuar mëlçia, duke i sjellë vdekjen 3-vjeçarit.

Pas publikimit të lajmit në media, policia e Tiranës doli me një njoftim të shkurtër, ku thuhej se ishte proceduar mjeku Xhaxho. Ndërkohë, klinika private sot ishte e hapur, ndërsa u mbyll sapo u pa prania e grupeve të xhirimit të mediave. Nga ana tjetër familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes.


()

Arena e Lajmit


Ndërhyrja zgjati 9 orë, si ndërroi jetë 3-vjeçari pas vizitës te dentisti, ngjarja u mbajt e fshehtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook