Edicioni i 3 i Balfin Retail Forum mbledh ekspertët e fushës në Tiranë

U zhvillua dje në Tiranë edicioni i tretë i Balfin Retail Forum, një forum i kthyer në traditë tashmë, që mbledh ekspertë ndërkombëtarë të fushës së shitjeve me pakicë, si dhe rreth 200 profesionistë të sektorit nga kompanitë e

Grupit BALFIN në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Bosnje dhe Herzegovinë.
Forumi u përshëndet nga Zv. Presidenti i Retail në BALFIN Group, Julian Mane, i cili foli për arritjet dhe planet e SPAR, Neptun, Jumbo, Fashion Group Albania, OnSolutions, TEG, QTU dhe East Gate Mall në sektorin e shitjeve me pakicë. “Të gjitha këto kompani të Grupit tonë kanë një gjë të përbashkët: u shërbejnë mijëra klientëve çdo ditë dhe shërbimi i klientit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne. Për këtë arsye, kemi kthyer në traditë Balfin Retail Forum, për të marrë përgjigje në lidhje me të gjitha pyetjet që lindin nga synimi ynë për t’u përmirësuar,” u shpreh ai gjatë fjalimit të tij.

“The Road Ahead” – “Rruga Përpara” ishte tematika e forumit, e cila ilustronte edhe çështjet e ngritura nga ekspertët, duke filluar me një studim mbi tregu global të shitjeve me pakicë nga konsulenti i mirënjohur Deloitte Albania. Enrique Fernandez Asia, këshilltar dhe investitor me mbi 20 vite përvojë në tregjet evropiane dhe aziatike, foli mbi transformimin digjital nga Omnichannel në OneRetail. Forumi adresoi gjithashtu të ardhmen e menaxhimit të burimeve njerëzore me Drejtorin e EPPC Albania & Kosovo, Erald Pashajn. Nga Hollanda, Zsuzsa Hordai solli përvojën ndërkombëtare të markës SPAR në navigimin e shitjeve me pakicë në epokën digjitale. Së fundmi, revolucioni në botën e medias dhe reklamave u soll nga Bianca Vlaston, veterania e marketingut digjital dhe drejtuese e platformës Meta për Ballkanin.

Forumi u konceptua si një event interaktiv me pyetje dhe përgjigje pas çdo prezantimi që përfshinin aktorë dhe perspektiva të ndryshme të sektorit. Përpos ekspertëve, panelistë të temave ishin edhe përfaqësues të lartë të Grupit BALFIN si Alexandros Kosenas dhe Goce Boceski, Drejtuesit e Neptun në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut; Matilda Shehu, Drejtereshë e Transformimit; Elvin Nosi dhe Bledjana Karafilaj, Drejtorë të Burimeve Njerëzore në BALFIN e Neptun; Elona Hametaj e Aida Velaj, Drejtuese të kompanive SPAR dhe OnSolutions.

Grupi BALFIN nisi aktivitetin e tij 30 vite më parë pikërisht në sektorin e shitjeve me pakicë të pajisjeve elektroshtëpiake, aktiviteti i së cilit i shërben sot 80,000 klientëve. Për të tretin vit radhazi, Balfin Retail Forum zhvillohet si pjesë e përpjekjeve të Grupit për të forcuar rolin udhëheqës në industri.

Objektivi kryesor i forumit është të ekzaminojë tendencat e shitjes me pakicë, të optimizojë operacionet dhe të shfrytëzojë sinergjitë midis kompanive dhe novacionin. Strategji të ngjashme janë përdorur gjithashtu së fundmi nga kompanitë e pasurive të paluajtshme të grupit, duke treguar angazhimin e BALFIN për rritjen e vazhdueshme dhe adoptimin e praktikave ndërkombëtare të nivelit të lartë.

Arena e Lajmit


Edicioni i 3 i Balfin Retail Forum mbledh ekspertët e fushës në Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook