Pezullimi i Shehit? Halili: Ndërhyrje e nevojshme, respektojmë kontratën. Ja kush do drejtojë Tiranën

Të reja të rëndësishme ditën e sotme në shtëpinë e Tiranës, teksa u pezullua nga detyra e trajnerit Orges Shehi. Presidenti i bardhebluve, Refik Halili në një konferencë për shtyp u shpreh se klubi e ka parë të arsyeshme të bëhet një ndërhyrje, gjithmonë për të mirën e skuadrës. Ai bëri me dije se se në pankinë për takimin e radhës do të ulet tekniku i të rinjve, Jul Ahmataj.

“Sa i takon drejtimit të skuadrës, kemi menduar se nuk kemi kohë. Do të vendosim trajner nga akademia e do të kemi kryetrajnerin e skuadrës të të rinjve, të të gjithë akademisë, Julian Ahmatajn dhe stafin e tij dhe stafi që është sot prezent.

Do të jetë një trajner i përkohshëm. Julian Ahmataj dhe gjithë stafi janë të gjithë në dispozicion të skuadrës për të bërë më të mirën, pasi jo skuadër dhe këto lojtarë meritojnë të jenë më lart. Nuk kam frikë dhe nuk ka vend për alarm. Nuk na pëlqejnë këto rezultate dhe unë jam i bindur se kjo skuadër do të shkojë shumë para.

Për sa kohë do të jetë pezullimi i Shehit?

Ju thashë, kontrata vazhdon. Të mos  bëjmë pyetje të tilla, pasi kontrata vazhdon deri në fund të muajt majit të vitit të ardhshëm.

Nëse trajneri Shehi do të ketë ndonjë ofertë, ju do ta lini të lirë?

Unë erdha t’u jap këto shpjegime. Në vazhdim do të flasim, dhe për sa i përket kësaj besoj se jam i qartë, Unë kam ardhur këtu të flas me skuadrën, ku përveç tyre kam biseduar edh me stafin. Si përfundim, për t’u dhënë përgjigje asaj që më pyetet, sapo më erdhi një foto e botuar nga njerëz tanë të afërt ku Orges Shehi po feston sotme presidentin e klubit Dinamo në një lokal luksoz me njerëzit e tij. Sapo e mora këtë foto, kështu që çfarë kisha për të thënë, ua tregova. E rëndësishme është që skuadra të ecë përpara. Shehi është i pezulluar, siç ua thashë, nuk ka marrëveshje tjetër veç asaj që është edhe në faqen e klubit Tirana. Ne do ta zbatojmë deri në fund.

President, rezultatet janë vetëm për faj të Shehit apo edhe të skuadrës?

Në ditët në vazhdim do të flasim më gjatë.

Trajneri Ahmataj do të jetë në varësi të rezultateve, apo thjesht provizor dhe po mendoni trajner tjetër?

Besoj se jemi të qartë se Julian Ahmataj dhe gjithë stafi janë sot në dispozicion të skuadrës për të bërë më të mirën, pasi ky ekip dhe grip lojtarësh meriton që të jetë shumë e shumë më lart. Unë nuk kam frikë fare, nuk e shikoj situatën alarmante. Nuk na pëlqejnë këto rezultate dhe kjo skuadër do të shkoj shumë para dhe për këtë jam i bindur” – tha ai.

(J.S/)

 

 

Arena e Lajmit


Pezullimi i Shehit? Halili: Ndërhyrje e nevojshme, respektojmë kontratën. Ja kush do drejtojë Tiranën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook