Ka nisur ka përfunduar me debate të forta seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa deputetët e opozitës kanë bllokuar disa herë foltoren.
Pas një dite maratonë, në orët e mbrëmjes së sotme, deputetët kanë bllokuar foltoren dhe podiumin e qeverisë, pasi debati për Reformën Zgjedhore, dhe refuzimin nga pozita për të votuar ndryshimet.
Në një deklaratë për mediat Gazment Bardhi tha: Opozita ka të drejtë të caktojë ai përfaqësuesit e vetë në komisionin e reformës zgjedhore. Ka një tentativë të qartë të grupit të PS për të penguar përfaqësimin e opozitës në këtë komision për të zvarritur realizimin e reformës zgjedhore.
Nëse opozitës i mbyllet çdo hapësirë, Kuvendi nuk mund të funksionojë në mënyrë normale. Kur nuk realizohen kërkesat e interpelancës, kur nuk lejohen komisionet, kjo do të thotë se parlamenti ka humbur çdo mundësi bashkëjetese normale mes pozitës dhe opozitës”, u shpreh Bardhi.
VIJON…