EUROPA LEAGUE/ “Betejë” e fituar me pasoja për Atalantën, shqetëson Gjimshiti, paqe në përballjen e dy trajnerëve italianë

Në Europa League u luajtën sot pasdite disa ndeshje të xhiros së dytë të grupeve. Në Portugali, në Estádio José Alvalade (Lisbon), Atalanta fitoi 1-2 ndaj Sporting.

Bergamaskët realizuan dy herë në pjesën e parë me Scalvinin dhe Ruggerin, duke shtruar kështu rrugën drejt 3 pikëve. Fillimi i pjesës së dytë shqetëson trajnerin e skuadrës italiane, Gasperini pas Berat Gjimshiti largohet nga fusha i dëmtuar. Djemtë e Amorim ngushtuan shifrat me Gyokeres në minutë ne 76-të, por një gol i tillë shërbeu vetëm për statistikë, pasi shifrat mbeten të njëjta deri në fund.

Takim tjetër interesant në Europa League ishte ai mes Marseille dhe Brighton, ndeshje kjo e  luajtur në Francë dhe e përfunduar në shifrat 2-2. Sfidë brenda sfidës, trajneri i vendasve Gatusso përballej me bashkëkombasin e tij italian, De Zerbi, në një 90 minutësh që u mbyll me një shtrëngim duarsh mes tyre. Në Spanjë, Betis kaloi 2-1 çekët e Spartës së Pragës, ndërsa Aris likuidoi 2-1 Rangers.

(J.S/)

Arena e Lajmit


EUROPA LEAGUE/ “Betejë” e fituar me pasoja për Atalantën, shqetëson Gjimshiti, paqe në përballjen e dy trajnerëve italianë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook