Europa League luajti sonte ndeshjet e dyta të grupeve. Liverpool fitoi 2-0 ndaj Union SG në Angli, duke shkuar në kuotën e 6 pikëve në grupin E. Golat erdhën në limitet e fraksioneve, me Ryan Gravenberch që zhbllokoi shifrat në të 44-tën, ndërsa në minutën e 90-të dyfishoi Jota.
Në grupin G, Roma mundi me rezultatin 4-0 Servetten në Itali. Të besuarit e Mourinhos nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren, teksa shënuan me Lukakun, Pellegrinin, ndërsa dopietë realizoi Belotti. Me këtë rezultat, Roma renditet në vendin e dytë me 6 pikë dhe synon që të mbyllë sa më shpejt ccështjen e kualifikimit në fazën tjetër.
Sa i takon lojtarëve shqiptarë, Ernest Muçi luajti diçka më shumë se 30 minuta në takimin që Legia zhvillonte në Holandë ndaj gjigandëve të Az Alkmaar (Conference League). Redon Xhixha nuk u preferuar titullar në sfidën e Qarabag në Suedi, ndaj Hacken (E.League).
(J.S/)