Procesi i Berlinit, mbahet sot në Tiranë takimi i ministrave të Punëve të Jashtme

Në kuadër Samitit të Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë mbahet në Shqipëri, mbahet sot në Tiranë takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Berlinit. Ky takim do të mbledhë bashkë Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, përfaqësuesit e BE-së, si dhe organizatat rajonale. Ndërkohë është zbardhur edhe axhenda e samitit.

AXHENDA:

9:00 –09:30 Mbërritja e krerëve të delegacionëve

9:30- 10:15 Hapja e Sesionit I

10:45 Sesioni II

12:20 Mbyllja e takimit

12:30 Konferencë e Përbashkët për Shtyp – *Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi (Media pool, për të gjitha mediat e akredituara.

Arritje kryesore të Procesit të Berlinit janë:

Krijimi i Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO),

Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WBCIF)

Krijimi i Korridoreve të gjelbra brenda rajonit dhe korridoreve të gjelbra midis BP dhe vendeve të BE-së,

Marrëveshja Roaming (implementimi filloi me 1 korrik 2021)

Marrëveshja për uljen e tarifave roaming midis BP dhe BE-së (implementimi filloi më 1 tetor 2023)

Tre marrëveshjet e mobilitetit janë arritje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit

()

Arena e Lajmit


Procesi i Berlinit, mbahet sot në Tiranë takimi i ministrave të Punëve të Jashtme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook