Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes te dentisti në klinikën private, prokuroria vijon hetimet për anestezistin

Opinioni publik u trondit dje nga një ngjarje e rëndë, ku një 3-vjeçar humbi jetën pas një ndërhyrje te dhëmbët në një klinikë private.

Vogëlushi kishte kryer mbushje të disa dhëmbëve përmes anestezisë totale, ndërkohë që sipas prindërve ndërhyrja kishte zgjatur 9 orë. Ndërhyrja kishte ndodhur më 28 shtator, ndërkohë që pasi ishte dërguar në shtëpi, djali kishte nisur të ndihej keq dhe ishte dërguar me urgjencë në Pediatrinë e QSUT-së. Ndërkohë, më pas djali përfundoi në reanimacion dhe ndërroi jetë në datën 1 tetor. Lidhur me rastin në fjalë, prokuroria ka nisur hetimet. Nga ana tjetër, mjeku anestezist, Roland Xhaxho ka mohuar se ngjarja ndodhi për shkak të mjekimit të gabuar. Sipas tij, djali ka dalë i zgjuar nga klinika e tij dhe më pas është dërguar në shtëpi nga prindërit. Sakaq, ai theksoi se prindërit nuk e kanë telefonuar.

Teksa policia ka proceduar mjekun, rasti është referuar në prokurori për “neglizhencë në mjekim”, e cila konsiderohet sipas Kodit Penal si kundravajtje penale dhe jo vepër penale. Policia dhe prokuroria po presin autopsinë e 3-vjeçarit për të kryer veprime të tjera.

()

Arena e Lajmit


Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes te dentisti në klinikën private, prokuroria vijon hetimet për anestezistin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook