Kallëzimi i Belerit/ Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Xhaçka shkon në SPAK

Artan Gaçi, bashkëshorti ish-ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka shkuar sot në SPAK. Lajmi është bërë i ditur për nga gazetarja Klodiana Lala.

Kjo e fundit raporton për se Gaçi është thirrur për t’u marrë në pyetje për një kallëzim të bërë nga Fredi Beleri, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, që ndodhet pas hekurave për blerje votash.

Gaçi po merret në pyetje për akuzat që bëri Beleri, se ka përfituar si investitor strategjik tokë përmes procedurave të paligjshme, në zonën e Himarës. Nuk dihet ende nëse SPAK do të thërrasë edhe ish-ministren Xhaçka, e cila po ashtu është kallëzuar penalisht nga Beleri.

()

Arena e Lajmit


Kallëzimi i Belerit/ Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Xhaçka shkon në SPAK

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook