Leroy Sane, sulmuesi Bayern Munich, është përfshirë në listën e dëshirave të dy “bigëve” spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona. Në Gjermani, janë të bindur, Sane mund të largohet nga Bayern në përfundim të këtij sezoni. Bild shkruan se dy klubet kanë nisur sondazhe në distancë për të kuptuar nëse ekziston mundësia që ish sulmuesi i Man.City të transferohet në La Liga.
Bild shton se vetë Sane është gati të largohet nga Bayern, e josh shumë ideja për të luajtur për një nga dy klubet spanjolle. Me Sane që mund të largohet, Bayern po mendon t’i ofrojë një kontratë të re liderit të këtij ekipi, Thomas Myler.
Sulmuesi ka një kontratë që i skadon në fund të këtij sezoni, qershor 2024, por në fushë Myler ka shfaqur një formë të mirë fizike, ndërsa edhe trajneri Thomas Tuchel beson shumë te roli i tij brenda dhe jashtë fushë. Në kushte të tilla, drejtuesit e Bayern po planifikojnë t’i ofrojnë një kontratë të re.
()