Emrat/ Asgjësohen 70 bimë kanabisi dhe sekuestrohet një kallashnikov në Shkodër, shpallen në kërkim dy vëllezër

Dy vëllezër, janë shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës, pasi gjatë kontrolleve në banesën e tyre në fshatin Vuksanaj, janë zbuluar 70 bimë kanabis në proces tharje, një kallashnikov dhe 17 fishekë.

Dy vëllezërit të identifikuar si Tonin Mjacaj dhe Filip Mjacaj, 29 dhe 27 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe janë shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë:

Kontrollet e mbështetura nga inteligjenca policore, bëjnë të mundur sekuestrimin e një arme zjarri kallashnikov dhe të disa fishekëve, si dhe asgjësimin e 70 bimëve cannabis sativa, në proces tharjeje.

Policia vijon punën për kapjen e 2 vëllezërve, Tonin Mjacaj dhe Filip Mjacaj, të cilët u identifikuan si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike dhe të posedimit të armës së zjarrit.

Si rezultat i patrullimeve të vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë siguruar informacion se 2 shtetas kishin kultivuar bimë narkotike, në pronën që kishin në fshatin Vuksanaj.

Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë kryer kontrolle në banesën e këtyre shtetasve dhe në zonën përreth. Nga kontrollet, në një miniparcelë në afërsi të banesës, u gjetën 70 bimë narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, ndërsa në ambientet e banesës, u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe 17 fishekë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u shpallën në kërkim 2 vëllezërit, pronarë të banesës, shtetasit T. M., 29 vjeç dhe F. M., 27 vjeç, të dy banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe. Policia vijon punën për lokalizimin dhe për kapjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit


Emrat/ Asgjësohen 70 bimë kanabisi dhe sekuestrohet një kallashnikov në Shkodër, shpallen në kërkim dy vëllezër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook