Dy moderatorët e njohur, Bora Zemani dhe Eno Popi, ishin mëngjesin e sotëm të ftuar në emisionin “Wake Up”, ku folën për emocionet dhe surprizat e natës së sotme, dhe jo vetëm.
Bora dhe Eno zbuluan se “Dancing With The Stars”, nuk do jetë vetëm të premteve me spektaklin e kërcimit, por çdo ditë personazhet VIP do të jenë të pranishëm në ekran me gjithçka ndodh rreth spektaklit.
Bora Zemani: I gjithë sezoni do jetë ndryshe, jo vetëm nata e parë, sepse dhe nata e parë ka surprizat e veta. E para nuk ka spektakël vetëm çdo të premte, “Dancing With The Stars”, do jetë çdo ditë me publikun.
Eno Popi: Ne do prodhojmë seri ditore. Seritë ditore nuk janë asgjë më shumë përveç provave të palestrës të cilat kanë interesin e vet. Jo vetëm si laborator pune, por marrëdhënia njerëzore që një personazh i njohur ndërton me balerinin profesionist. Personazhet ndërtojnë me njëri-tjetrin gara dhe në fund të ditës është garë. Sa vjen dhe javët kalojnë, temperatura fillon rritet, ambiciet dhe egot bëhen më të mëdha dhe këtu fillojnë, jo vetëm përplasjet, por edhe shfaqja e dëshirave se kush do të ecë përpara në këtë garë. Dhe të gjitha këto do vijnë në përmbledhjen tonë ditore.
Bora Zemani: Ne kishim eksperiencën e vitit që shkoi, duke qenë shumë afër konkurrentëve dhe çdo gjëje që ndodhte atje, kishte shumë gjëra që duhet t’i shihte publiku, por ne nuk kishim mundësinë që t’ia tregonim publikut. Kishte shumë elementë që krijonin edhe paqartësi gjatë spektaklit, thoshin pse është kjo marrëdhënie, çfarë ka ndodhur me këta të dy, ndërsa në spektakël sillen të gjithë shumë mirë, ndërkohë që në prapaskena dhe në sallën e provave çfarë nuk ndodh. Kështu që më mirë të jemi transparent me publikun çfarë ndodh nga fillimi në fund që të marrë kuptim çdo gjë pastaj.Ze