Performanca e Maestros surprizon jurinë/ Olta: Më mirë se kaq nuk do të shoh

Maestro Armaldo Kllogjeri mezi e priste të ngjitej në skenën e Dancing With The Stars me partneren e tij Marianën, për të kërcyer si një latino i vërtetë.

“Ai sot ka qenë një Maestro i vërtetë, Një kavalier i vërtetë. Po ç’je kështu aman, e shihje Marjanën nga fillimi deri në fund. Megjithatë, Maestro kam frikë se më mirë se kaq nuk do të shoh”- tha Olta, duke e vlerësuar Maestron me 7 pikë.

“Valsi të shkon përshtat sepe je edhe këngëtar operistik. Unë e shijova edhe ti e shijove shumë. Energjia jote erdhi edhe tek ne”– u shpreh Valbona, duke e vlerësuar Armaldon me 7 pikë.

“Maestro e shijova shumë posturën tënde, por një gjë, duhet të ngresh pak mjekrën. Valsi është për ty”- u shpreh Lori, duke i dhënë 6 pikë Maestros.

“Nëse unë do të këndoja si kërceu Maestro valsin do të isha një këngëtar i arrirë në jetën time”– tha Iliri, duke e vlerësuar maestro me 6 pikë.

26 pikë për Armanldo Kllogjerin, megjithatë Maestro e kishte të pamundur të largohej nga skena pa përshëndetur publikun e tij, duke i ftuar ata të votonin VIP 11.

“Këtu nuk lejohen përshëndetjet por unë dua të bëjë një përshëndetje. Yjeeee, ju që na shihni nga ekrani, unë ju dua juve. Votoni VIP 11. Këta janë profesionista, por mua juve më duheni”- tha Maestro.

Performanca e Maestros surprizon jurinë/ Olta: Më mirë se kaq nuk do të shoh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook