Mbrëmjen e sotme ka startuar Dancing with the Stars, ku menjëherë janë prezantuar antarët e jurisë. Ata janë Valbona Selimllari, Lori Balaj, Ilir Shaqiri dhe Olta Gixhari.
Ndonse Eno Popi prezantimin nuk e ka mjaftuar pa një provokim për Valbona Selimllarin. Ai e ka quajtur shahiste e cila ka “hedhur tre gurë shahu”, duke rikujtuar kështu se vetëm Valbona është nga pjestarët e jurisë të vjetshme.
Ndonse Valbona e ka marrë me sportivitet duke thënë se i ka shumë xhan edhe antarët e vjetshëm por edhe këta sivjet. Gjithashtu ajo ka pershendetur Dalina Buzi, Armand Peza dhe Kledi Kadiun, me të cilët ka ndarë eksperiencën e jurisë vitin e kaluar.