Në mungesë të Kumbullës, me Sylvinho-n në pankinë, dyshja e qendrës së Shqipërisë ka qenë fikse, Gjimshiti-Ismajli. Në 5 ndeshje, në kualifikueset “Euro2024”, kuqezinjtë kanë pësuar 3 gola, një më pak se Republika Çeke. Në prag të këtij takimi, më 12 tetor, Sylvinho është shqetësuar jo pak, pasi fillimisht Gjimshiti, tani Ismajli vendosin në siklet trajnerin. Nëse për Gjimshitin situata duket jo shqetësuese, dëmtimi i fundit i Ismajlit vendos jo pak në dyshim prezencën e mbrojtësit të Empolit.
Në sfidën e fundit të Serie A, atë kundër Udineses, Ismajli doli nga fusha i dëmtuar në minutën e 75-të. Ismajli sapo ishte rikthyer në fushë pasi dy javë më parë pësoi një dëmtim kundër Interit. Gjendja e qendërmbrojtësit mbetet për tu vlerësuar, por për sa kohë ishte në fushë u tregua i kujdesshëm, i mirë pozicionuar në qendër. Ishte gjatë gjithë kohës gati, gjithnjë i sigurt. Del nga fusha për një problem fizik pasi dha gjithçka, nota 6,5 për Ismjalin, shkruajnë mediat italiane.
Titullar u aktivizua si gjithnjë Etrit Berisha, nota 6: “I futi të dridhurat Empolit në minutën e 27-të pas një dalje jo të sigurt, për pjesën tjetër të ndeshjes ishte i kujdesshëm, ndihmoi mbrojtjen gjatë presionit të Udineses”.
Në derbin mes shqiptarëve, Lecce-Sassuolo nuk kishte një fitues, me sfidën që përfundoi në barazim 1-1. Ylber Ramadani zbriti si titullar në ndeshjen e tij të tetë radhazi te Lecce, por shfaqi shenja të dukshme lodhje, nota 6 për mesfushorin kuqezi. Në minutën e 65-të zbriti në fushë edhe Nedim Bajrami, por ma mundur të lë gjurmë, nota 6 edhe për Bajramin.
()