“Rasti i Rrajave, dokumenti që fakton ekzistencën e narkoshtetit të Ramës”, Balliu: Prova për mungesën e drejtësisë dhe lidhjen e krimit me qeverinë

Klevis Balliu ka reaguar pas vendimit të prokurorisë për fisin Rraja, të cilët ushtruan dhunë në mënyrë barbare ndaj dy anëtareve të fisit Maja.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balliu shkruan se rasti i Rrajave është dokumenti që faktin ekzistencën e narkoshtetit të kryeministrit Edi Rama, ndërsa shton se është po ashtu prova për mungesën e drejtësisë dhe lidhjen e krimit me qeverinë.

Kujtojmë se Prokurori Ylli Bashaj ka mbyllur hetimet në ngarkim të të pandehurve; Eni Kullaj, Andi Rraja, Ineidi Raja, Përparim Rraja, Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Rexhep Rraja, Klajdi Rraja e Edison Meta, të akuzuar për veprat penale të ‘Plagosje të lehtë me dashje’, ndaj viktimave Bilbil e Jashar Maja dhe ‘Kanosje’.

“Rasti Rraja, dokumenti që fakton ekzistencën e narkoshtetit

Rrajat me aktet ,bemat dhe historikun e tyre, sot i vertetuan cdo shqiptari, europiani dhe amerikani Shqiperia është

de-fakto sot një narkoshtet

Në narkoshtetin e Ramës ,qytetarët i rrahin, i filmojne duke i rrahur, i vene pistoleten ne koke, i kercenojne familjen, i shkaterrojne shtepine dhe kjo quhet plagosje e lehte për nark-prokurorinë.

Rrajat jane prova më e qartë për mungesen e drejtesise dhe lidhjen e krimit me qeverine”, shkruan Balliu.

()

Arena e Lajmit


“Rasti i Rrajave, dokumenti që fakton ekzistencën e narkoshtetit të Ramës”, Balliu: Prova për mungesën e drejtësisë dhe lidhjen e krimit me qeverinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook