Në prag shkarkimi, Mou nuk trembet, por zbulon hapin e radhës: Ja kur do të drejtoj në të ardhmen

Pikërisht në ditën kur Corriere dello Sport publikoi një lajm të bujshëm: “Mourinho luan stolin e tij në sfidën kundër Caglieri-t”, tekniku portugez nuk nguroi t’i përgjigjej pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij:

“Jam te Roma, jam i përqendruar te Roma dhe do të jap më të mirë time deri në ditën e fundit këtu. Më pas e ardhmja nuk i dihet, por jam i bindur se një ditë do të drejtoj në Arabinë Saudite. Nuk e di kur, por jam i sigurt që këtë do ta bëj”, theksoi Mourinho duke shtuar se Arabia tashmë është një realitet:

Uc Sampdoria V As Roma Serie A
Uc Sampdoria V As Roma Serie A

“Mendoj se ishte efekti Cristiano Ronaldo, ishte ai i pari që shkoi atje dhe e ndryshojë prosperitetin. Kjo e tregon fakti që atje nuk po shkojnë vetëm lojtarët që janë në fund të karrierës, por lojtarë që janë në maksimumin e tyre. Arabia tani është reale”, u shpreh Mourinho.

()

Arena e Lajmit


Në prag shkarkimi, Mou nuk trembet, por zbulon hapin e radhës: Ja kur do të drejtoj në të ardhmen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook