VIDEO/ Më në fund bind Chelsea, minuta edhe për Brojën, përmbysje e United në shtëpi

Chelsea merr fitoren e dytë radhazi në kampionat. Blutë e Londrës mundën 1-4 Burnleyn, në transfertë. Në pjesën e parë vendasit surprizuan me golin e Odobert, ndërsa Al Dakhil ishte i pafat, pasi realizoi në portën e tij, duke bërë kështu që skuadrat të shkojnë me rezultatin 1-1 në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë, ekipi i Pochetinos “tundi rrjetën” 3 herë me 3 autorë të ndryshëm. Palmer, Sterling dhe Jackson përmirësuan golavarazhin e Chelseat, pas një nisje jo të mirë të sezonit. Titullar në këtë takim ishte edhe Armando Broja, një pjesë loje për lojtarin shqiptar, i cili u zëvendësua nga Jackson, në minutën e 46-të.

Manchester United konfirmon edhe një herë se nuk është ky sezoni për të bërë gjëra të mëdha, pasi vuajti në maksimum në shtëpi me Brentford, duke marrë 3 pikët vetëm në fund (2-1). Dopieta e McTominay bëri të pavlefshëm golin e Jensen. Sa i përket tabelës, Chelsea zë vendin e 10-të, ndërsa “Djajtë e kuq janë një pozicion më mirë.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit


VIDEO/ Më në fund bind Chelsea, minuta edhe për Brojën, përmbysje e United në shtëpi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook