Studentët e mjekësisë kanë paralajmëruar protestën e radhës.
Në një njoftim në rrjetet sociale, ata deklarojnë se do të mblidhen sërish ditën e hënë në orën 09:00, për të kundërshtuar projektligjin që i detyron ata të punojnë për 5 vite në Shqipëri.
Kujtojmë se ky projektligj parashikon që studentët që kërkojnë të largohen nga Shqipëria në përfundim të Universitetit, duhet ta paguajnë vitin shkollor me tarifat e plota dhe jo me tarifë shtetërore.