Numri një i pankinës së Kukësit, Stavri Nica dha opinionin e tij pas humbjes 4-3 ndaj Partizanit.
“Ajo që prisja unë gjatë kësaj kohë është krijimi i sigurisë në të gjitha fazat, skuadra duhet të jetë më e pjekur dhe konkretizuar. Ramë pre e presionit dhe gabimet e portierit, na dënuan që në fillim. Një nivel kanë ata si mbrojtës, ndërrimi nuk ishte se Mbarak ka nivel më të lartë Lamçe, por tek zotërimi, duhet të nxjerrësh skuadrën lart, mbrojtjen elastike dhe kështu futet skuadra në presion. Do kohën e vet, derisa skuadra të ngrihet në përgjegjësi, por reagimi tregoi që shpresat janë. Isha i sigurt që mund të barazonim kur ishim në disavantazh me 2 gola se skuadra reagon thjesht do pak kohë që të adaptohen sidomos lojtarët e huaj” – Tha ai.
(J.S/)