“Nëndetësja” në pikiatë, por presidenti Bardhi beson te Di Biagio, konfirmon italianin

5 humbje në 8 javë, 7 pikë në total, po aq sa edhe vendi i fundit, do të ishin fatale për çdo trajner shqiptar, shembujt nuk mungojnë, i fundit ishte Shehi ku dy humbje radhazi fshinë çdo gjë të bukur që kishte bërë te Tirana. Ky nuk është rasti i Dinamos, as i Di Biagio-s, presidenti i bluve beson te tekniku italian, te projekti i tyre i nisur gjatë verës. Të gjendur përpara një krizë të madhe në rezultate, presidenti Bardhi ka dale edhe një herë në krah të trajnerit duke konfirmuar Di Biagio-n në krye të Dinamos.

Bardhi
Bardhi

Ky është një shembull pozitiv, besimi ndaj trajnerit, por pavarësisht këtij fakti, Di Biagio dhe të besuarit e tij duhet të reagojnë shpejt për në nxjerr “nëndetësen” nga fundi i ftohtë. Pauza që sjell Kombëtarja vjen në një moment shumë vështirë për blutë, humbja e fundit kundër Egnatias nxori në pah të gjithë problem, mungesën e alternativa, një lojë e vakët e shumë detaje të tjera jo pozitive.

363423108 678152741017528 4783735692993564644 N
363423108 678152741017528 4783735692993564644 N

Janari është ende larg për të ndërhyrë në grupin e lojtarëve, Di Biagio duhet të gjejë zgjidhje me lojtarët që ka në dispozicion, për të mos rënduar akoma më shumë situatën, të paktën në lidhje me pikët dhe tabelën.

()

Arena e Lajmit


“Nëndetësja” në pikiatë, por presidenti Bardhi beson te Di Biagio, konfirmon italianin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook