Enri Hide, ekspert i sigurisë dhe gjeopolitikës në një komunikim live për rubrikën “Opinion” në Neës24, foli për luftën mes Izraelin dhe Palestinës.
Ai u shpreh se Hamasi mbështet dhe financohet nga Irani dhe Hezbollahu, po ashtu edhe nga disa vende të Gjirit Persik. Ndërsa në lidhje me Izraelin, Hide tha se ka ushtrinë më të zhvilluar në botë, por dështoi me shërbimin e inteligjencës që nuk arriti të zbulonte dot sulmin e Hamasit.
“Izraeli u gjet disa i papërgatitur nga sulmi i Hamasit. Duhet ta ndajmë në fakt, grupimi i Hamasit është terrorist por ka pushtetin politik në Gaza. Ky është një terrorizëm.
Hamasi mbështetet nga Irani dhe Hezbollahu, raketat e tyre që lëshohen në Izrael nuk kanë një objektiv të qartë, pasi janë të lëvizshme, por mund të transportohen lehtë. Mendohet s enjë pjesë e armatimeve vjen nga Egjipti. Financimi vjen nga vende të Gjirit Persik, Irani dhe Hezbullah. Hamasi ka formacione të gatshme që quhen militantë, gjysmë ushtarë që kanë marrë trajnime farë të vogla. Numri total është i vështirë për tu llogaritur, madje nuk flitet as për një ushtri të mirëfilltë. 1000-1500 ushtarë kanë penetruar (hyrë) drejt Izraelit.
Izraeli ka ushtrinë më të zhvilluar sot në botë, si dhe kapacitetet më të mëdha antiterror, por inteligjenca izraelite ka dështuar. Në lidhje me sulmin e Hamasit, Izraeli ka dështuar po ashtu për të pasur një hartë gatishmërie. Nuk kisha parë më parë që të merren peng gra dhe vajza. Dua të theksoj se vetë autoritete izraelite nuk e dinë se sa pengje janë marrë nga Hamasi.”, u shpreh Hide.
()