Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis po reflekton për të ardhmen e trajnerit Rudi Garcia pas fillimit të dobët të sezonit. Lajmi është raportuar në Itali, fillimisht nga gazetari Gianluca Di Marzio dhe më pas nga Sky Sports Italia.
Napoletanët, një nga skuadrat më të forta në Evropë nën drejtimin e Luciano Spalletti edicionin e kaluar, aktualisht gjendet në vendin e pestë në tabelën e Serie A pas tetë ndeshjesh, duke marrë 14 pikë.
Napoli i Garcias ka treguar disa shenja pozitive në Champions, duke mposhtur Bragën dhe duke pësuar një humbje disi të pranueshme ndaj Real Madridit, por presioni ka filluar të rritet shpejt mbi trajnerin francez.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis u takua me Garcia dhe stafin e klubit sot, duke diskutuar të ardhmen e projektit. Numri një i klubit po mendon seriozisht shkarkimin e francezit në ditët në vijim, gjë që do t’i lejonte atij të gjente një zëvendësues gjatë pushimit të kombëtareve.
.@sscnapoli | Il presidente #DeLaurentiis valuta la posizione dell’allenatore: la situazione https://t.co/f794OzwPrd
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) October 9, 2023
(J.S/)