José Luis Mendilibar nuk është më trajner i Sevillias. Klubi nga Sevilla dhe tekniku i njohur kanë ndërprerë përfundimisht bashkëpunimin, për shkak të rezultateve të dobëta. Mendilibar numëron 28 ndeshje zyrtare në krye të pankinës së këtij ekipi, me skuadrën që ka marrë mesatarisht 1.47 pikë për takim. Në këtë sezon, Sevilla (luan edhe në Champions) renditet në vendin e 14-të me 8 pikë, pas 8 javësh.
Për të gjetur një Sevilla më të dobët, duhet të ktheheni në sezonin 1999/2000. Një vit plot tension, pasi në atë edicion ishte viti i rënies së fundit të klubit nga kategoria. Nëse ka qenë vërtetë faji i trajnerit apo jo, për këtë duhet të presim, pasi koha i tregon të gjitha gjërat.
(J.S/)