SPAK po zhvillon aktualisht një megaoperacion të shtrirë në disa qytete të vendit.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për se operacioni i madh policor është shtrirë në Tiranë, Krujë, Durrës, Vlorë dhe Kurbin. Mësohet se mes të arrestuarve, është dhe shefi komisariati të Kurbinit, Dritan Meta.
Sakaq, në Fushë Kuqe, forca të shumta të policisë dhe SPAK kanë rrethuar banesën dhe lokalin e Gëzim Çelës, ish-punonjës i policisë, i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë.
Ndërkohë, drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka njoftuar një konferencë për mediat në orën 18:30.