Ndeshja e kuqezinjve me Çekinë, vlerësim maksimal i UEFA, gjykon një arbitër me personalitet

Shqipëria pret në shtëpi Çekinë me datën 12 tetor, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. UEFA ka vlerësuar në maksimum këtë takim, teksa ka vendosur që arbitër kryesor të jetë një holandez.

Fjala është për 40-vjeçarin, Danny Makkelie. Makkelie ka vendosur drejtësi në 4 ndeshje në këtë sezon në kampionatin holandez, ku ka nxjerrë nga xhepi 14 herë kartonin e verdhë. Gjithashtu, deri më tani, ai ka gjykuar në 1 takim të Champions League dhe në 1 ndeshje kualifikuese të Europa League.

Në vitin 2021, ky gjyqtar ishte “bilbil” kryesor në takimin mes Shqipërisë dhe Hungarisë, sfidë kjo që u  fitua nga kuqezinjtë 1-0, me golin e Brojës. Danny Makkelie njihet si një arbitër me mjaft personalitet, diçka që nevojitet në një takim shumë të rëndësishëm si i ai i pas disa ditëve.

Danny Makkelie

(J.S/)

 

Arena e Lajmit


Ndeshja e kuqezinjve me Çekinë, vlerësim maksimal i UEFA, gjykon një arbitër me personalitet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook