Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me megaoperacionin e SPAK dhe Policisë, në vijim të aksionit ‘Zjarr në det’.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Salianji theksoi se është e njëjta skenë, ku kriminelët ikën në drejtim të paditur.
REAGIMI I SALIANJIT
Njësoj dhe sot, kriminelët në drejtim të paditur!
Rast pas rasti dhe ditë pas dite po faktohet se si në qeverisjen socialiste drejtuesit e policisë janë shërbëtorë të krimit! Nuk kuptohet se kush është shteti dhe kush janë bandat, për shkak të lidhjeve të fuqishme krim-qeveri, që garantojnë vota dhe pushtet politik gjatë zgjedhjeve dhe garanci për paprekshmëri dhe pushtet ekonomik pas zgjedhjeve!
Këto lidhje shpjegojnë dhe dështimin e përsëritur të qeverisë për të kapur personat e shpallur në kërkim me urdhër arrestet e SPAK, nga gjithë operacioni kapën shërbëtorët dhe jo padronët!
()