Mbledhja e deputetëve pa mediat/ Salianji propozon takim të veçantë për ribërjen e opozitës: Transformimi nuk është tabu

Salianji propozon mbledhje të veçantë për ribërjen e opozitës: Transformimi nuk është tabu

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka propozuar dje mbajtjen e një mbledhje të veçantë për ribërjen e opozitës.
Deklaratën ai e bëri gjatë takimit me dyer të mbyllura të deputetëve demokratë.

“Është e domosdoshme që ne të ndryshojmë dhe të ribëhemi, rikonceptohemi dhe madje mos kemi asnjë tabu për t’u transformuar. Shoqëria ka nevoje qe ne te ndryshojmë dhe ne duhet t’i përgjigjemi kësaj nevoje, para se të bëjmë diskutimin e protestave dhe reagimeve duhet te ndryshojme. Ndryshimi duhet te ngjallë shpresën e domosdoshme dhe te frymëzojë qytetaret. Ne përpara se te thërrasim protesta, duhet të japim një zgjidhje politike situatës ku jemi. Qe ne proteste, jo disa te jene organizator dhe disa spektator. Personalisht nuk jam dakord me narrativen politike që Rama i vjedh zgjedhjet çfarëdo të bëjmë ne, mendoj se ne e mundim dhe e tejkalojmë Ramën nëse gjejmë zgjidhje politike për situatën ku jemi, dhe zgjerohemi duke u hapur realisht! Ne mundemi ta tejkalojmë Edi Ramën, shoqëria, qytetaret kanë pakënaqësi masive ndaj qeverise, e ndjej këtë ne çdo takim dhe kudo ku eci!
Është përgjegjësia jonë ta mundim duke gjetur zgjidhje jo duke u qarë! Kërkoj që të bëjmë një mbledhje të veçantë për të diskutuar vetëm për ribërjen e opozitës.”, tha Salianji.

Arena e Lajmit

Mbledhja e deputetëve pa mediat/ Salianji propozon takim të veçantë për ribërjen e opozitës: Transformimi nuk është tabu

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook