U kapën mat me hashash dhe kokainë, arrestohen një shqiptar dhe një italian

Skuadra Flying Rovigo arrestoi në flagrancë një italian dhe një shqiptar për posedim dhe shitje të drogës në zonën e Granzette, në kuadër të një operacioni antidrogë.

Policia italiane vëzhgoi shkëmbimin e një sasie të madhe lënde narkotike pranë shtëpisë së njërit prej të dyve, të cilët u kapën në tentativë për t’u larguar.

Njërit prej trafikantëve iu gjet afërsisht gjysmë kilogrami kokainë dhe dy kilogramë të tjerë hashash, tjetrit iu gjet rreth një kg hashash. Në vendngjarje ka ndërhyrë edhe departamenti i qenve i Drejtorisë së Policisë së Padovës dhe u kontrolluan të dy shtëpitë e të arrestuarve. Gjatë kontrollit u gjet material paketimi i drogës.
Të arrestuarit janë vënë në dispozicion të Prokurorisë, e cila ka marrë masa për vendosjen e të dyve në burgun e Rovigos, si dhe ka kërkuar vleftësimin e masës së arrestit dhe sigurimit.
()

Arena e Lajmit

U kapën mat me hashash dhe kokainë, arrestohen një shqiptar dhe një italian

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook