Ekskluzive/ Elsa Lila rikthehet sërish në Festivalin e Fundvitit në RTSH

Pas suksesit me “Evita”, Elsa Lila do të rikthehet për të dytin vit radhazi në festivalin e fundvitit në RTSH.

Burime ekskluzive pranë artistes i thanë Vip Magazine se paralelisht me koncertin që do të mbajë në Pallatin e Kongreseve, këngëtarja po përgatitet edhe për konkurrimin e saj në Fest 62.

Ajo do të synojë edhe njëherë vendin e parë, dhe kësaj radhe jo vetëm një trofe por edhe biletën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong.

Vitin e kaluar Elsa Lila u shpall fituese me votat e jurisë, por publiku vendosi të çojë në kompeticionin europian Albina Kelmendin dhe familjen e saj.

Deri tani janë përfolur disa artistë të cilët do të marrin pjesë në festival. Disa ditë më parë Vip Magazine zbuloi se pjesë e tij do të jetë edhe Luiz Ejlli.

Këngëtari, më i përfoluri i momentit pas pjesëmarrjes në BBV, rikthehet në festival jo si konkurrent, por si ish-fitues për të kënduar në natën e nostalgjisë. /Vip-Magazine.al/

Ekskluzive/ Elsa Lila rikthehet sërish në Festivalin e Fundvitit në RTSH

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook