Nga volejbolli, pasarelat e Miss Universe dhe fusha e blertë, media italiane shkruan për Cindy Marinën

Media italiane Gazzeta.it i ka kushtuar një artikull modeles së njohur Cindy Marina e cila raporton ndeshjet e serisë në televizionin Oversport Tv.

Me një kaluar si volejbolliste dhe pas pjesëmarrjes së saj në Miss Universe, Cindy sot merr edhe duartrokitjet e publikut Italian. Media italiane shkruan se Cindy ka një marrëdhënie të veçantë me Italinë, vendin ku ka kalonte çdo verë pranë familjarëve të saj.

Asaj i pëlqen ushqimi italian, arkitektura dhe historia e fshehur në çdo qoshe të qyteteve.

“Kam luajtur volejboll për 12 vjet. U diplomova gjatë pandemisë kur edhe sporti u ndal plotësisht. Në atë kohë më ofruan punën që bëj tani: reporter i Serisë A italiane në një kanal sportiv shqiptar. Nuk do të kisha mundur kurrë të jepja 100% edhe si gazetare edhe si sportiste. Kështu që vendosa të hap një kapitull të ri në jetën time. Ishte jashtëzakonisht e vështirë sepse të qenit sportist ishte identiteti im”, është shprehur Cindy gjatë intervistës.

Nga volejbolli, pasarelat e Miss Universe dhe fusha e blertë, media italiane shkruan për Cindy Marinën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook