Probleme me Ledrin? Sara Hoxha zgjodhi të përgjigjet kështu!

Sara Hoxha ka pasur ditë mjaft të ngarkuara së fundmi, nisur nga premiera e filmit në “Kuadër të Dashurisë”, në disa qytete, po ashtu nga intervista që po realizon e gjithë të tjerat, por më të ngarkuar ka pasur rrjetet sociale, aty ku janë të shumtë ata që komentojnë dhe e pyesin nëse është ndarë nga Ledri ose jo. Kjo pyetje po bëhet gjithnjë e më shpesh, nisur nga fakti se ata prej pak kohësh nuk shfaqen më publikisht së bashku dhe po ashtu reperi nuk ishte në krah të influenceres në premierën e filmit në Tiranë, ndërsa në një intervistë të fundit, duke folur pikërisht për këtë, Sara u shpreh se nuk dëshiron të flitet më në lidhje me raportin e saj.

Ndërkohë, sot ka zgjedhur të postojë një shprehje në Instagram, që duket se më së miri i përgjigjet atyre që nxisin dyshimet apo aludimet në lidhje me problemet e tyre në cift, nisur vetëm nga ajo që shohin në rrjetet sociale apo televizion, duke thënë ndër të tjera se asnjëherë postimet nuk shprehin apo tregojnë gjithcka nga një person dhe askush nuk duhet të bazohet aty.

“Mediat sociale na japin një perceptim të një aksesi në jetët e njerëzve me të cilët nuk kemi asnjë marrëdhënie, kështu që ne mendojmë se i njohim njerëzit bazuar në atë që ata zgjedhin të ndajnë. Është një pamje e deformuar. Ka një milion shtresa për një person që nuk do të zbulohen kurrë nga postimet që ata bëjnë.”

Probleme me Ledrin? Sara Hoxha zgjodhi të përgjigjet kështu!

Pra për sa kohë ka 1 milion shtresa, as 1 milionë postimet s’do mund të na tregojnë se cfarë po ndodh me të vërtetë me dikë.

Probleme me Ledrin? Sara Hoxha zgjodhi të përgjigjet kështu!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook