Luizi dhe Olta rrëfejnë prapaskenat e filmit “Në kuadër të dashurisë”

Aktorët e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” kanë treguar emocionet gjatë xhirimeve, ku nuk kanë munguar as debatet, por më tepër kanë mbizotëruar momentet e bukura.

Personazhet kryesor të këtij filmi, Luizi dhe Olta kanë folur edhe për raportet e tyre, të cilat herë pas herë kanë qenë edhe kontradiktore, megjithatë siç thotë Luizi edhe në fund e kanë gjetur rrugën e bashkëpunimit.

Ne një dokumentar ku tregohen prapaskenat e filmit, Olta Gixhari thotë se i ka qëndruar shumë pranë Luizit nga ana profesionale. Ajo shprehet se i gjithë xhirimi i filmit është shoqëruar me debate, por edhe punë.

luiz ejlli olta gixhari

Luizi: Është shumë e vërtetë që raporti që ne kemi në jetën reale është ndjerë gjatë gjithë kohës në xhirime.

Olta: Në fakt kështu ndodhi, u reflektua një tension që kishim me njëri tjetrin. Nuk është se ka ndodhur ndonjë gjë e çuditshme. Të gjithë aktorët ishin me sy e veshë tek ne. Cdo mëngjes ishin kështu: Si është Olta me Luizin sot?

Luizi: Më vjen keq sepse kjo ka qenë një nga arsyet që janë zgjatur oraret. Ishin momentet kur do ti bënim njëri tjetrit shikimet e të dashuruarave. Si mund ta bësh atë në një kohë që ishe i ngarkuar, ose kur kishe një mllef apo inat. Këto ndikojnë shumë. Nga ana njerëzore i kërkoj falje.

Olta: I kam qëndruar shumë pranë nga ana profesionale, unë jam kërkuese në punë dhe punoj shumë. Këtë ai mbase nuk e priste. Ia ndjeja në sy dhe qëndrim që ishte pak kështu: Avash qetësohu, e lexova, nuk kam nevojë ta lexoj më. Nuk dua më thoshte. Pastaj thoshte Ok hajde punojmë. Pastaj punonim, pastaj nuk punonim, pastaj bënim fjalë, pastaj ziheshim. Pastaj….kështu ka qenë

Luizi: Kemi gjetur rrugën e bashkëpunimit. Kam pranuar. Nëse Olta më ka thënë që është më mirë ta thuash kështu, pastaj kështu e kemi pranuar. Nuk kemi pasur konflikte. Ishim duke bërë punë, diçka profesionale dhe me seriozitet. Deri diku ne edhe jemi marrë vesh.

luizi ejlli

Ndërkohë që për Luizin ishte nder i madh të luante përkrah Ndirçim Xhepës, Olta thotë se për këtë gjë e ka pasur zili Luizin, pasi ajo nuk ka pasur asnjë skenë në krah të aktorit të madh.

Luizi: Kam për krah të madhin Ndriçim Xhepa, që është legjende për mua.

Olta: Kjo është një nga gjerat që i kam pasur zili Luizit në film, ai ka pasur një skenë me Ndriçim Xhepen. Unë jo!

luizi olta

Olta dhe Luizi kanë treguar edhe për skënat më të vështira që ata kanë xhiruar.

Olta: Ka shumë skena që kam qeshur. Skena më e vështirë që e kam xhiruar ka qenë me Çimin, ishte skena që merr jastëkun dhe thotë këtu do flesh. Nuk e di sa dubla ka bërë me këtë skenë. Duhet të isha shume serioze. Mezi e kam bërë.

Luizi: Ne ishim duke xhiruar sipër nëpër male, kthesa dhe ishim në një vend që nuk kishim lavatriçe dhe ishin vetëm ato rroba të rolit dhe duhej bërë me një dubël. Ishte shumë me siklet a do e bëja fiks apo jo

Luizi dhe Olta rrëfejnë prapaskenat e filmit “Në kuadër të dashurisë”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook