Ankthi i Vjeshtës – Çfarë e Shkakton dhe si ta Përballoni

Ankthi, që për disa njerëz shfaqet në sezonin e vjeshtës, është shumë i zakonshëm dhe shumë as mund të mos arrijnë ta kuptojnë që po kalojnë këtë gjendje.

Ky lloj ankthi nuk ka një shkak të jashtëm apo të dukshëm dhe ka tendencë të përsëritet çdo vit.

Me kalimin e kohës mund të bëhet i dukshëm dhe ju mund të ndërmerrni hapa për ta parandaluar atë.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me shkaqet dhe disa këshilla të vlefshme.

Disa nga simptomat më të zakonshme të ankthit të vjeshtës janë:

  • Humor jo i mirë dhe depresion
  • Ankth dhe shqetësim i tepruar
  • Nervozizëm
  • Letargji, përgjumje dhe lodhje
  • Humbje e interesit për aktivitetet e përditshme

Shkaqet e mundshme

Një nga shkaqet është reduktimi i orëve të ditës, që përkthehet në më pak eksopzim nga diellit dhe më pak vitaminë D dhe ulje të niveleve të serotoninës.

Të dy faktorë që ndikojnë në një gjendje jo të mirë emocionale.

Gjithashtu një rritje të hormonit melatoninës, tenton t’ju bëjë më të përgjumur dhe të dëshpëruar.

Faktorë të tjerë përfshijnë ndryshimet e sjelljes, sepse ndërsa moti përkeqësohet, ne kalojmë më pak kohë jashtë dhe bëjmë më pak stërvitje.

Ekspertët thonë se ankthi në këtë sezon mund të shfaqet për shumë arsye të tjera që nuk lidhen vetëm me ndikimin e motit.

Ai mund të shfaqet si rezultat i fillimit të shkollës, gjë që vë shpesh nën presion studentët për performancën dhe arritjen e objektivave vjetore.

Gjithashtu kjo është një periudhë tranzicioni për nxënësit dhe studentët, të cilëve iu duhet të përshtaten me oraret e reja të gjumit.

Tani  ata duhet të ngrihen më herët dhe të flenë më pak. Kjo mund të shkaktojë ankth, veçanërisht nëse ai shkaktohet nga gjumi i pakët.

Megjithatë, ka edhe nga ata që ndihen më mirë kur kthehen në shkollë ose në punë dhe kanë një rutinë.

Një shpjegim tjetër për ndjenjat negative gjatë vjeshtës mund të jetë që këtë sezon je u lidhni në mënyrë të pavetëdijshme me një ngjarje traumatike të së kaluarës.

Fundi i verës mund të sjellë gjithashtu ndjenja keqardhjeje për mosplotësimin e dëshirave ose objektivave që kishit planifikuar të realizonit gjatë muajve të verës.

Ose nëse keni kaluar një verë të mrekullueshme dhe tashmë ajo kohë ka ikur, kjo mund të ngjallë tek ju dëshpërim dhe ndjenja ankthi.

Së fundmi, festat e afërta janë shpesh një burim stresi. Gjatë tyre mund t’ju duhet të takoni shumë njerëz dhe ideja që duhet të jeni të lumtur, mund t’ju shkaktojë më tepër ankth.

Çfarë mund të bëni?

Pavarësisht shkaqeve, AgroWeb.og ju jep 5 këshilla që mund të ndihmojnë në lehtësimin e ankithit:

  1. Përpiquni të kaloni më shumë kohë jashtë për të përfituar sa më shumë nga rrezet e diellit gjatë ditës.
  2. Stërvituni çdo ditëpër të paktën 30 minuta.


  3. Bëni ndryshime në regjimin ushqimor. Përgatisni supat tuaja të preferuara sezonale dhe ushqimet e ngrohta që nuk keni mundur t’i hkonsumoni gjatë verës.
  4. Provoni të bëni diçka të re, si për shembull të rregulloni shtëpinë, kopshtin dhe riorganizoni hapësirë e banimit ose mund të ndiqni një kurs të cilin keni dashur ta bëni gjithmonë.


  5. Kërkoni ndihmë profesionale, pasi kjo është një mënyrë efektive për të trajtuar ankthin sezonal. /AgroWeb.org

Ankthi i Vjeshtës – Çfarë e Shkakton dhe si ta Përballoni

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook