Tre astronautë kthehen në Tokë pas gjashtë muajsh qëndrimi në stacionin hapësinor të Kinës

Tre astronautë janë kthyer në Tokë pas gjashtë muajsh në stacionin hapësinor të Kinës.

Jing Haipeng, Zhu Yangzhu dhe Gui Haichao dolën nga kapsula e kthimit në një qendër hapësinore kineze të martën në mëngjes. Mësohet se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kina bëri misionin e saj të parë hapësinor me ekuipazh në 2003 dhe planifikon të dwrgojw astronautë në Hënë përpara vitit 2030. Ky shtet ka sjellë mostra nga sipërfaqja hënore dhe ka ulur një rover në anën më pak të eksploruar të Hënës. Planet e ardhshme përfshijnë dërgimin e një teleskopi të ri për të hetuar thellë në univers.

Kina ndërtoi stacionin e saj hapësinor pasi u përjashtua nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, kryesisht për shkak të shqetësimeve të SHBA-së, mbi kontrollin ushtarak kinez mbi programin kombëtar hapësinor.

Pekini është shfaqur si rivali kryesor me SHBA-në për arritjen e piketave të reja në hapësirën e jashtme, me bashkëpunim jashtëzakonisht të kufizuar mes tyre në terren, siç mandatohet nga ligji i SHBA. Kjo pasqyron konkurrencën midis dy ekonomive më të mëdha në botë në sferën e teknologjisë, tregtisë, ushtarake dhe diplomatike, me pretendimin e Kinës për sovranitet mbi Detin e Kinës Jugore dhe Tajvanin vetëqeverisës, pika të veçanta mosmarrëveshjeje.

Ndërkohë, SHBA synon të rivendosë astronautët në sipërfaqen hënore deri në fund të vitit 2025 si pjesë e një angazhimi të ripërtërirë për misionet me ekuipazh, të ndihmuar nga SpaceX dhe Blue Origin.

Përveç programeve të tyre hënore, të dy vendet kanë zbarkuar veçmas rovers në Mars dhe Kina planifikon të ndjekë SHBA-në në uljen e një anije kozmike në një asteroid.